100 laboratorë smart për shkollat 9-vjeçare

Qeveria Shqiptare dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për krijimin e 100 laboratorëve të parë smart në shkollat 9-vjeçare në vendin tonë.

I pranishëm në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte dhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se pas 100 laboratorëve të parë, projekti do të shtrihet më pas edhe në shkolla të tjera.

“E fillojmë me 100 laboratorët e parë smart në 100 shkolla të vendit tonë. Ky është vetëm fillimi, ne do vazhdojmë më tutje sepse ambicia jonë është që me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjitha shkollave me laboratorë smart, po sigurisht kjo kërkon financë dhe një njohje të mirë të procesit. Me këto 100 shkolla të para do kemi disa muaj kohë për të parë. Ne besoj nesër do lancojmë përsëri me Fondin Shqiptaro Amerikan një tjetër program që është programi i kodimit, i të mësuarit të kodimit për nxënësit, të rejat dhe të rinjtë që janë në arsimin parauniversitar”.

Duke filluar me sezonin e ri shkollor në muajin Shtator, Kryeministri paralajmëroi se do të ketë një program të ri për lëndën e Informatikës në shkollat 9-vjeçare.

“Po përgatitemi që duke filluar nga viti i ri shkollor të kemi sistem të ri të të mësuarit të Informatikës që do të shtrihet në të gjthë territorin e vendit. Jo vetëm në laboratorët smart, por në të gjithë laboratorët ekzistues”, theksoi Rama.

Share With:
Translate »
129 Views