14-vjeçari vret veten me qese si pasojë e lojës Balena Blu

Një adoleshent indian dyshohet se ka kryer vetëvrasje pasi ka luajtur në internet lojën Balena Blu.

Ankan Dey, 14 vjeç, nga qyteti Anandpur, Indi, u gjet i mbytur nga me qese plastike në banjën e shtëpisë së tij. Ai u gjet i vdekur nga familjarët të cilët hynë në banjë pasi u bë një kohë e gjatë që nuk po dilte.

“Ai u kthye nga shkolla të shtunën dhe u ul përpara kompjuterit,”-tha babai i tij Gopinath Dey tha për mediat lokale. “Kur nëna e tij Sampa, e thirri atë për drekë, tha se së pari do të shkonte në banjo. Pasi nuk doli për një kohë të gjatë ne hapëm derën me forcë dhe e gjetëm të shtrirë në dysheme. E dërguam menjëherë në spital por u deklarua i vdekur.”

Miqtë e Ankan kanë thënë për policinë se ka luajtur lojën online Balena Blu.

Kjo lojë shtyn adoleshentët drejt vetëvrasjes me anë të mashtrimeve dhe mës pas të kërcënimeve, duke u bërë presion dëri në përfundimin e 50 sfidave vetëshkatërruese.

Ankan ishte një nxënës në klasën e 10 në një shkollë lokale në qytetin Anandpur.

Share With:
Translate »
734 Views