15-vjeçari me Benz përplaset me murin e një banese në Shkodër, plagoset bashkë me shokun e tij

Një aksident me pasojë plagosjen e 2 personave ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Shkodrës.

Policia sqaron se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, në lagjen Partizani, ku një mjet tip Benz që drejtohej nga një 15-vjeçar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë një grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share With:
Translate »
128 Views