Niveli i gjimnazistëve i ulët, nota mesatare 6 dhe 7

“Në Shqipëri, niveli arsimor i gjimnazistëve është i ulët. Të dhënat e maturës shtetërore për vitin 2021 tregojnë se nota mesatare e gjimnazistëve në Matematike është 6 dhe ajo në Gjuhë Shqipe është 7”.

Ashtu si në vitin 2020, edhe në vitin 2021 arsimi ishte nën ndikimin e pandemisë së Covid-19 ku shkollat kaluan online.

Të dhënat e maturës shtetërore të publikuara nga Ministria e Arsimit tregojnë se 63 % e maturantëve kanë marrë notën 6,7 ose 8 në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërsa në Matematikë të njëjtat nota kanë marrë 60 % e nxënësve, por mbizotëron nota 6.

Bashkitë me notën mesatare më të lartë deri në 7.5 në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi e kanë Mallakastra, Shijaku, Hasi, Rrogozhina, Gramshi, Kavaja dhe Tirana. Ndërsa në Matematikë, Hasi ka notën më të lartë mesatare, 8.6, e ndjekur nga Kavaja, Gramshi, Kukësi, Kurbini dhe Tropoja.

Ndërsa bashkitë me notën mesatare më të ulët në Gjuhë Shqipe janë Vau i Dejës me notën 5.8, Klosi dhe Skrapari. Ndërsa në matematikë me notën 5.3 është Vau i Dejës, i ndjekur nga Klosi dhe Bulqiza. Por ndryshe ndodh me Gjuhën e Huaj. Maturantët shqiptarë janë më mirë në Gjuhë të Huaj se në Matematike dhe Gjuhë Shqipe. Nota mesatare e maturantëve në gjuhë të huaj është 7.4.

Share With:
Translate »
120 Views