16 vjeç la shkollën, zoti Lambo tregon si u bë njeriu më i pasur në Londër

Danny Lambo tani është 40-vjeç dhe zotëron disa prej hoteleve më luksozë në Londër, ka një set të madh makinash nga më të shtrenjtat në planet, e të mos flasim pastaj për jetën personale, ku femrat i rendin gjatë gjithë kohës nga pas.

Mirëpo, jeta e tij nuk ka qenë përherë e tillë. Ai ishte fëmija i dy mësuesve, të cilët, me rrogat modeste nuk mund t’i siguronin djalit një jetë luksoze.

Në moshën 16-vjeçare ai la shkollën, ndërsa tregon në mënyrë modeste se për mësuesen e tij, Danny nuk do të bëhej kurrë një njeri i suksesshëm në jetë.

40-vjeçari kujton:

Mësuesja më tha: “Do dështosh në jetë!” Të dy prindërit e mi ishin mësues, kështu që pagat e tyre nuk ishin më të mirat. Ne kishim një shtëpi normale. Nuk ishte ndonjë gjë e madhe dhe babai im nuk mund të përballonte të më blinte një Lamborghini siç unë mund t’ia blej djalit tim”.

Pas braktisjes së shkollës, Danny bashkë me bandën e tij nisën të luanin muzikë. Këtu fillon edhe historia e të bërit para.

Ata bënin ture muzikore dhe ai ka rrëfyer se ka kursyer çdo qindarkë që fitonte. Turet muzikore bënë që një pjesë të mirë kohës ta kalonte nëpër hotele.

Ai tregon:

Kur u tërhoqa nga industria e muzikës isha 21 vjeç. E vetmja gjë që dija të bëja ishte të drejtoja një hotel”.

Dhe kështu bëri.

Ai investoi në blerjen e një ndërtese me 30 dhoma dhe e shndërroi në hotelin “The Pavilion”.

Brenda disa muajsh, hoteli u bë mjaft i njohur dhe me klientë VIP si Morrissey, Duran Duran, Pete Doherty, Naomi Campbell dhe Kate Moss. Hoteli më vonë u emërua “The Pavilion Fashion Rock ‘n’ Roll” për shkak të klientelës me njerëz të famshëm.

Ky sukses lejoi që Danny të blinte hotele të tjera dhe të investonte në prona të paluajtshme. Mbiemri i tij i vërtetë është Carne, por njihet si Danny Lambo, pasi pasioni për makinat Lamborghini është i njohur.

Share With:
Translate »
710 Views