Qëllohen aksidentalisht me armë zjarri nënë e bijë

Dy gra kanë mbetur të plagosura këtë të premte në Romë, pasi u qëlluan me armë zjarri nga një karabinier. Sipas asaj që shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa, të plagosurat po lëviznin me motor, kur u prekën aksidentalisht nga plumbat e karabinierëve.

Këta të fundit mësohet se ishin vënë në ndjekje të një automjeti, që nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe gjatë arratisë tentoi që të përplaste një prej karabinierëve.

Pikërisht në këtë moment forcat e rendit hapën zjarr, por plumbat kapën dy kalimtaret e rastit, të cilat dyshohet se janë nënë e bijë.

Nga të dhënat e deritanishme, shkruan Ansa, të plagosurat mësohet se nuk janë në rrezik për jetën. Sa i përket automjetit, autorët ia dolën që të arratiseshin dhe puna për kapjen e tyre vijon ende.

Share With:
Translate »
582 Views