16-vjeçari nga Shkodra një shembull i mirë për shoqërinë, i kthen turistit italian portofolin që gjeti me 6 mijë euro

Një i ri ka habitur me gjestin e tij fisnik efektivët e policisë së Shkodrës. I riu është shfaqur në komisariat dhe ka vendosur që të dorëzojë një portofol të gjetur në tokë me 6 mijë euro brenda.

Njihuni me 16-vjeçarin Erind Shkambaj!

Ngjarja ka ndodhur pikërisht ditën e diel. Mësohet se shumë e madhe e parave i përkisnin një turisti italian që quhet Claudio Perrinella.

Ky i fundit ka qenë në fshatin e Oblikës në Shkodër, pikërisht në vendin ku jeton edhe i riu. Mësohet se në portofol ndodheshin karta e identiteti, karta e llogarive bankare dhe një shumë parash mbi 6000 euro.

Ky gjest u komentua shumë gjatë si një gjest fisnik nga ana e të miturit. Por sa u shpërblye i riu nga i gjithë ky gjest fisnik.

Vetëm 100 euro nga ana e italianit.

Erindi ka treguar se vjen nga një familje e thjeshtë të cilët i kanë mësuar që t’i fitojë paratë e veta me djersë.

I mituri është nxënës në shkollë si dhe punon si ndihmës kamarier. Gjithashtu, ai stërvitet me ekipin e Shkodrës.

Raste të tilla si rasti i Erindit duhen vlerësuar jashtë mase dhe shoqëria jonë ka nevojë për shembuj të tillë. Një bravo e madhe për Erindin!

Share With:
Translate »
13 Views