16-vjeçarja largohet nga banesa për herë të dytë brenda javës, banorët: E kemi parë në byrektore

Eliza Tozaj 16-vjeçarja nga Vlora është larguar nga banesa për herë të dytë brenda javës. Burime bëjnë me dije për ABC se ajo kishte ikur nga shtëpia ku jeton me familjen e saj më 12 Janar, por e gjet nga blutë e Vlorës në qytetin e Orikumit.

Ishin banorët ata që bënë denoncimin në polici duke thënë se kishin parë një vajzë që lëvizte vetëm. Pas verifikimeve të policisë, rezultoi se kishin të bënin me 16-vjeçaren që ishte denoncuar e zhdukur.

Të premten rasti është përsëritur sërish. Pasi ka mbaruar mësimin vajza nuk është kthyer në shtëpi. Nëna e saj ka shkuar në polici duke deklaruar se i parë disa mesazhe me një djalë por gjithçka është zgjidhur.

Blutë e Vlorë ka nisur kërkimet pikërisht nga Orikumi ku dhe u gjet herën e fundit por nuk ka asnjë shenjë prej saj. Banorët kanë thënë se e kanë parë disa ditë më parë në një byrektore të qytetit por më pas nuk është lokalizuar.

Familja Tozaj, nga Selenica jetojnë prej 6 muajsh në Vlorë në një shtëpi të marrë me qira

Share With:
Translate »
46 Views