21 vite njohje dhe dy fëmijë, Jul Deda i bën dedikimin romantik bashkëshortes

Julian Deda prej 13 vitesh është i martuar me bashkëshorten e tij, Armandën, të cilës nuk lë rast pa i shprehur dashurinë. Sot ata nuk festojnë një përvjetor tjetër martese, por ditën kur janë njohur së bashku. Juli dhe Armanda kanë 21 vite që njihen bashkë dhe pavarësisht kohës që kalon dashuria për njëri-tjetrin nuk ndryshon. Për këtë ditë të veçantë aktori i humorit ka publikuar në ‘Instagram’ një foto përkrah partneres së tij, të cilën shihet duke e përqafuar. Bashkangjitur të njëjtit imazh, ai ka shkruar “21+” shoqëruar me një ‘emoji’ zemre dhe një dedikim romantik.

“Mendoja se ëndrrat asnjëherë nuk bëhen realitet, por kjo ndryshoi shpejt kur të njoha ty”, ka shkruar Juli në postimin e tij në ‘Instastory’. Kujtojmë se nga dashuria shumëvjeçare e Julit dhe Armandës kanë ardhur në jetë dy fëmijë, Reina dhe Mateo.

Share With:



283 Views