Fjoralba Ponari e paska ditur që fëmijë se çfarë donte të bëhej kur të rritej, nuk është ajo që mendoni

Një nga vajzat më bukuroshe të ekranit shqiptar, Fjoralba Ponari ka zbuluar së fundmi me anë të disa pyetjeve në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se çfarë ka ëndërruar të bëhej kur ishte e vogël. “Çfarë kishe qejf të bëheshe kur të rriteshe kur ishe e vogël?”,- ishte pyetja e drejtuar nga një prej ndjekësve të moderatores, të cilës ajo nuk ngurroi t’i përgjigjej. “Doktoreshë. Po kam qenë fëmijë i mbarë. Lëvizja me rrugicë të vogël me vete që t’u krijoja kushte fëmijëve të lagjes para se t’u bëja gjilpërat”,- është përgjigjur Ponari plot humor në ‘Instastory’.

Mesa duket, Fjoralba ka arritur ta plotësojë dëshirën e saj sepse pas angazhimeve të saj në televizion, ajo ushtron profesionin e stomatologes. Në intervista të mëparshme ajo ka treguar se nuk do të hiqte asnjëherë dorë nga puna e saj e parë dhe se televizioni mbetet një impenjim i dytë pas degës për të cilën ajo është diplomuar.

Kujtojmë se në sezonet e fundit televizive, Ponari ka drejtuar së bashku me Edi Manushin disa programe si ‘Proçesi Sportiv’ apo ‘E diell’. Me ëmbëlsinë e saj, ajo ka arritur të bëjë për vete një masë të gjerë njerëzish, të cilët e kanë komplimentuar shpesh herë për thjeshtësinë që ajo ka shfaqur në ekran./revistawho.com

Share With:
Translate »
810 Views