3 “antibiotikët” e gjyshes për dhimbjet e fytit
Të gjithë personat që janë rritur me praninë e gjyshes e dinë që të kesh gjyshen në shtëpi është njëlloj si të kesh mjekun në shtëpi. Sa herë që ndonjë pjesëtar i familjes ndihet keq, duket sikur gjyshet kanë recetën për gjithçka. Ndryshimi i temperaturave të ditëve të fundit apo dhe abuzimi që mund të keni bërë me akulloret ju kanë risjellë dhimbjet e grykëve. Në këtë artikull ju sjellim tre recetat e shpejta të gjyshes që do ju bëjnë të ngriheni në këmbë brenda pak ditësh.
- Gargarë me ujë dhe kripë: Kjo është receta klasike që kanë gjyshet për lehtësimin e dhimbjeve të fytit. Në një gotë shtoni 200 ml ujë të vakët dhe 1 lugë çaji kripë të jodizuar. Përziejini vazhdimisht derisa të tretet kripa dhe bëni gargarë gjatë gjithë ditës. Shija mund të mos jetë shumë e këndshme, por na besoni..do të funksionojë menjëherë. Ky trajtim i thjeshtë lufton inflamacionin e mukozës së membranës së fytit.
- Recetë me mjaltë dhe limon: Një nga antibiotikët më të mirë natyrorë për të lehtësuar dhimbjen e fytit është kombinimi i mjaltit dhe limonit pasi lufton mikroorganizmat që shktojnë infeksionin e fytit, si dhe shërben në të njëtën kohë për të qetësuar kollën dhe problemet me frymëmarrjen. Në një enë shtoni lëngun e një kokrre limoni dhe dy lugë gjellë mjaltë natyral. Përziejini bashkë dhe konsumojini ashtu çdo mëngjes dhe mbrëmje, ose tretini në ujë dhe mund t’i pini gjatë gjithë ditës.
- Recetë me mjaltë dhe kanellë: Edhe në këtë recetë nuk mund të mungonte mjalti, i cili njihet ppr vlerat e shumta ushqyese. Jo më pak e rëndësishme është kanella e cila ka në përmbajtjen e saj antioksidantë dhe përbërës me veti antiinflamatore. Kombinimi i të dyjave dezinfketon laringun dhe lufton bakteret. Zieni një litër ujë dhe shtoni në të 3 lugë gjelle mjaltë dhe 3 lugë gjelle kanellë. Lëreni të vlojë edhe disa minuta të tjera duke e përzier vazhdimisht dhe pasi të jetë ftohur pijeni.