31-vjeçarja kthen në sapun qumështin e saj të gjirit, deri tani ka fituar 100 mijë dollarë

Një grua 31-vjeçare me banim në shtetin e Ohajos, SHBA është bërë e famshme, pasi deri më tani ka fituar rreth 100 mijë dollarë duke shitur sapunë të prodhuar nga qumështi i saj.
Gruaja, e cila e rriti biznesin me kalimin e kohës, krijoi një fabrikë ku prodhonte sapun duke përdorur qumështin e saj dhe atë që blinte nga gratë e tjera.

Bëhet fjalë për Taylor Robinson, 31 vjeç, e cila tha se ideja i erdhi pasi kur kishte shtatzënë, një mikeshë i tha asaj, që mund ta vlerësonte qumështin e saj të tepërt.

Edhe pse kjo kërkesë dukej e çuditshme në fillim, Taylor shiti sapunin që bënte nga qumështi i saj me këshillën e shoqes së saj dhe shpejt e zgjeroi biznesin.
Tanimë të gjithë flasin për 31-vjeçaren, e cila deklaron se sapunët e saj janë të mirë për skuqjen e lëkurës, thatësinë dhe sëmundjet e tjera të lëkurës.

Share With:
Translate »
64 Views