Çfarë është bullizmi, si e shpjegojnë fëmijët
Bullizmi është një fenomen, i cili shqetëson të vegjlit ditën e sotme. Këtë të premte emisioni “Në Kurthin e Piter Pan” u ndal pikërisht tek ky fenomen ku morën në pyetje vetë fëmijët të cilët shpjeguan se çfarë është bullizmi.
Ndërkohë moderatorja e “Në Kurthin e Piter Pan”, Alketa Vejsiu u shpreh se ndonjëherë dikush që ndjehet vulnerabël e bën këtë jo sepse është i lig dhe i keq, por sepse është në një moment jo shumë të mirë të jetës së tij dhe shënjestron të ndihen keq njerëz që nuk ia kanë për borxh.
“Kjo ndodh mes të rriturish, por kur ndodh mes të vegjlish shumë herë ka pasoja dramatike. Prandaj është një thirrje e këtij spektakli për shoqërinë për të menduar, dy herë”, tha Vejsiu.
Çfarë është bullizmi?
Bullizëm është kur i shan të tjerët, që përshembull janë me aftësi të ndryshme që ti i shan dhe nuk rri me ato. Ato ndjehen keq.
Unë e di që bullizmi është një sharje shumë e rëndë ndaj dikujt tjetër dhe që është lënduese.
Kur tjetrin nuk e respekton dhe kjo gjë duhet të ndaet sepse nuk është mirë për tjetrin.
Bëjmë një njeri të trishtuar.
Kur e shajmë për veshjen.
A të kanë sharë ndonjëherë?
Po.
Shumë herë, por i kam zgjidhur.
Kam qenë e bullizuar prej peshës dhe gjatësisë sime.
Kur luajmë futboll më tallin, më bëjnë gjëra kur humbasim.
Çfarë të kanë thënë shokët që je lënduar?
Ti nuk je i zgjuar.
Je një kuq i keq, nuk je i mirë, shumë gjëra.
Ndonjëherë më thonin ti je shumë e shëndoshë, më shanin.
Ooo sa shpifur dukesh me tela.
I shëmtuar, barkderr, gjëra të tilla.
Budalla, flokëgjatë dhe shumë ofendime të tjera…
Më shajnë ndonjëherë me llafe të pista.
Unë kam parë në klasën time ose në klasat e tjera që ka raste më të këqija të cilat bëjnë që të qajnë të tjerët.
Me thonë sa shpifur je veshur.
Më tha budalle. Unë u ndjeva shumë mërzitur.
Si jeni ndjerë kur ju kanë bullizuar?
Ndjej ankth.
Unë ndjehem keq dhe i them gjyshes.
Unë zakonisht i injofroj dhe nuk është se e marr shumë personale.
Thjesht dua që mos të mi thonë ato fjalë.
Jam ndjerë shumë keq, madje doja të ikja sa më shpejt nga ajo shkollë.