45 ditë burg për Ermal Fetaj për vrasjen e vajzës 15-vjeçare ruse në Ksamil

Prokuroria e Sarandës kërkon caktimin e masës se sigurisë “arrest me burg” me afat 45 ditë, për shtetasin Ermal Fetaj i akuzuar si autor i goditjes për vdekje me skaf të turistes ruse në Ksamil.
Prokuroria thotë se afati 45 ditor është i mjaftueshëm për kryerjen e aktit të ekspertimit. Gjykata pritet ta shqyrtoje ditën e hënë kërkesën e Prokurorisë. 
Prokuroria thotë se Fetaj nuk ka pranuar vrasjen me mjetin lundrues të turistes ruse, duke deklaruar se nëse do ta kishte goditur do t’i jepte ndihmë mjekësore.
“Janë pyetur disa persona, përfshirë edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka lëvizur me skaf ne orën qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete përgjegjës per ngjarjen, duke u shprehur se, nëse do te kishte goditur të ndjerën, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa për t’i ardhur në ndihmë”, sqaron Prokuroria.
As vetë prokuroria nuk ka akuza të forta ndaj tij, pasi siç thuhet në deklaratë, do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë autorësinë ose jo të Fetajt për ngjarjen.
Në bazë të veprimeve të deritanishme për ngjarjen, Prokuroria sqaron:
Mesditen e se premtes, shtetasja ruse K.R. dhe nena e saj, kane hyre per t’u lare ne zonen e ishujve te Ksamilit. Vajza eshte larguar me not nga mamaja e saj dhe i ka humbur nga shikimi. Pak minuta me vone, eshte konstatuar se vajza pluskonte e pa jete ne uje. Ky fakt eshte konstatuar nga disa turiste te tjere, te cilet kane njoftuar policine dhe me pas, ne vendngjarje është afruar me not edhe nena e vajzës.
Pas kryerjes se autopsisë, rezultoi se viktima kishte disa gërvishtje të thella ne pjesën e kokës, si edhe ne pjesën anësore te trupit, te cilat i kane shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor, i drejtuar nga Prokuroria e Sarandes, ka krijuar dyshimet se vajza mund te jete goditur nga nje mjet lundrues qe leviz ne ate zone.
Jane kqyrur nje numer i madh varkash dhe skafesh qe sherbejne per transportin e turisteve nga bregu per ne drejtim te ishujve te Ksamilit.
Nga këqyrja, rezulton se ne helikën e skafit qe drejtohej pa licencë shërbimi nga shtetasi Ermal Fataj, i gjeten disa fije floku, te ngjashme per nga ngjyra me ato te viktimës 16-vjeçare.
Janë pyetur disa persona, përfshirë edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka lëvizur me skaf ne orën qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete përgjegjës per ngjarjen, duke u shprehur se, nëse do te kishte goditur të ndjerën, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa për t’i ardhur në ndihmë.
Ne këto kushte, Prokuroria e Sarandes ka krijuar dyshime te arsyeshme se shtetasi Ermal Fataj mund te ketë goditur turisten ruse.
Por, për të arritur në përfundime me te sakta nëse është pikërisht ky shtetas (Ermal Fataj) autor i vepres penale te parashikuar nga neni 85 i K.Penal, duhet të bëhet një vlerësim me i sakte vetëm pasi të kryhen aktet e ekspertimit mjeko/ligjor per te percaktuar kategorine e demtimeve dhe shkakun e vdekjes se viktimes, si dhe akti i ekspertimit biologjik i kampioneve dhe provave te tjera materiale te gjetura tek mjeti i tij lundrues dhe te sekuestruara prej policisë gjyqësore, per te përcaktuar ne mënyrë shkencore nëse ato përputhen dhe i përkasin ose jo viktimës, pra për te përcaktuar saktësisht nëse është pikërisht ky shtetas (Ermal Fataj) subjekti i vepres penale me pasoje vdekjen e shtetases ruse. Vetëm pas këtij momenti të procesit hetimor do të bëhet një vlerësim më i saktë i rrethanave të fakti.
Për këto arsye, nga ana e Prokurorisë së Sarandës është kërkuar caktimi i masës së sigurimit “arrest me burg” me afat, ne pritje te përgjigjeve shkencore.

Share With:
Translate »
1055 Views