5 këshillat që një baba duhet t’i japë së bijës për takimet e dashurisë

Një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së një vajzë është dhe takimi i parë. Nga padituria rreth kësaj fushe vajzat janë të predispozuara për të bërë gabime të mëdha. Në këto raste mësuesi më i aftë është babai. Babai është njeriu ku çdo vajzë ka më shumë besim dhe ai nga i cili merr dhe mësimet e para në jetë. Adoleshentët e sotëm e konceptojnë një takim si një mundësi për të njohur dikë nga afër apo për tu dukur më mirë në sytë e shokëve të tyre. Si një baba i denjë ju keni për detyrë ta informoni vajzën tuaj se ky koncept ka një shpjegim më të gjerë nga çka ata mendonin. Duhet tu shpjegoni që kur ata vendosin të lënë takim me dikë, kanë hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt krijimit të një lidhjeje të re. Më poshtë do të lexoni disa thënie me vlerë të çdo babai për bijën e tij.

  1. Ki besim tek ajo çka je dhe kush ti je. Duhet të ndihmoni fëmijën tuaj të krijojë vetbesim tek vetja në mënyrë që ajo të jetë gati për këtë hap.
  2. Mos krijo varësi tek askush.
  3. Bota është shumë e madhe dhe mban njerëz me shumë fytyra brenda saj.
  4. Sinqeriteti në një lidhje është gjëja më e rëndësishme.
  5. Duaje veten së pari, me pas bëj dikë tjetër të të dojë.

Ndoshta këto thënie ju duken tepër të njohura por janë fjalët më të bukura dhe domethënëse që mund t’i marrësh vetëm nga njeriu më i sinqertë në botë, babai.

Burimi: Baby Center

Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
788 Views