6 gjërat që ndalohet rreptësisht t’ia thoni fëmijës tuaj

Ndonjëherë prindërit acarohen shumë për shkaqe të ndyshme, dhe padashur u flasin rëndë fëmijëve të tyre, duke mos e ditur që kjo i lëndon shumë ata. Këto gjëra janë pothuajse të pashmangshme, por ja cilat janë gjërat që duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm për të mos i thënë fëmijës suaj.

“Më lër të qetë!”
Në qoftë se ju përdorni fjalët si “më lër rehat”, “po më shqetëson” apo “nuk e sheh që jam e zënë” me fëmijën tuaj, atëherë kjo do ta bëj fëmijën të bjerë në mendime. Ndoshta ai do të fillojë të shmang bisedat me ju, sepse e sheh që ju jeni gjithmonë të zënë dhe nuk pëlqeni të flisni me të.

“Mos qaj.”
Arsyeja pse fëmijët e vegjël qajnë është se ata nuk mund ta shprehin mendimin apo ndjenjat e tyre me fjalë. Kjo është arsyeja pse ata qajnë kur janë të frikësuar, të lodhur, të uritur etj. Në momentin që ju e urdhëroni të mos qajë, ai mendon që kjo që po bën është e gabur dhe nuk gjen asnjë mënyrë tjetër për të shprehur ndjenjat e tij. Çka e bën atë të trishtohet dhe të mbyllet në vetvete. Kur e kuptoni që fëmija qan për një arsye si frika nga dallgët e detit, duhet t’ia shpjegoni atyre që dallgët e detit nuk kanë të bëjnë me të. Ato vazhdojnë të lundrojnë në punën e tyre dhe sigurohuni të përmendni që ju jeni pranë tij dhe nuk do ta lini për asnjë arsye që dallga ta marrë me vete.

“Nuk i ke ngjarë fare motrës apo vëllait tënd.”
Prindërve ju ndosh shpesh që ti krahasojnë fëmijët e tyre me të tjerët, duke menduar që kjo i bën fëmijët ti marrin këta persona si shembuj. Por kjo është shumë e gabuar. Mos e thoni kurrë këtë në sy të fëmijëve tuaj, sepse çdo fëmijë zhvillohet sipas mënyrës së tij dhe ka një karakter që e dallon atë nga të tjerët. Kur ju e krahasoni atë me të tjerët, ai mendon që ju dëshironi që ai të ishte ndyshe dhe nuk e bën atë të ndyshojë. Përkundrazi kjo e bën atë të humbasë vetbesimin.

“Pusho ose do të kesh një arsye të mirë për të qarë!”
Kërcënimet e tilla janë shumë të dëmshme për fëmijët. Më mirë do të ishte të komunikonit me fëmijën tuaj sesa të fillonit ta kërcënonit atë. Nuk ka problem në qoftë se ju i bërtisni, sepse në këtë mënyrë ai mësohet të mos e përsëris më këtë.

“Prit sa të vijë babi në shtëpi.”
Edhe kjo është një formë kërcënimi që vjen si pasojë e sjelljes së prindërve para fëmijëve. Në këto raste fëmija frikësohet nga një anëtar i familjes dhe si nënë apo si baba nuk duhet ta stimuloni këtë lloji opinion.

“Nxito!”
Fëmijët shpesh janë të shpërqëndruar, sidomos kur vjen puna tek nisja për shkollë. Në këto raste prindërit ngrenë zërin dhe i thonë shpesh fëmijës të nxitojë. Askujt nuk i shkon mendja që kjo është e gabuar, por ja që është e vërtetë. Kur i thoni fëmijës të nxitojë vazhdimisht e bëni atë të humbasë shpërqëndrimin dhe të hutohet shpesh. Gjë që ndikon për keq në gjendjen mendore të fëmijës.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
829 Views