Mamanë e Oriola Marashit e kemi parë shpesh në televizor, po nuk e paskemi ditur që ka një vajzë modele

Ndonjehërë sado të bëjnë prindërit në karrierën e tyre, kur fëmijët e tyre bëhen të famshëm, ata identifikohen si mamaja ose babai i filanit.

Por mos siguri ata ndihen të lumtur që fëmijët e tyre përmenden për mirë. Një këto raste që po shkruajmë është mamaja e modeles Oriola Marashi. 

Zonja Xhoi Jakaj është një figurë e njohur pasi ka qenë ish-drejtoresha e burgut të grave. Por pak nga ne e dinim se ajo ishte mamaja e modeles së njohur.

Në një intervistë për “Thumb”, Jakaj rrëfyer se pas largimit nga posti i drejtoreshës së burgut 325, do të nisë punë si pedagoge e jashtme në fakultet dhe do ngrejë një qendër bamirësie.

Ndërsa për marrëdhënien me Oriolën, Jakaj tregoi se modelja shkon rrallëherë në shtëpi. “Kur rriten fëmijët duhet t’i takosh me axhendë dhe unë Orin shpesh i le axhendën, do e takosh mamin sot?”.

E pyetur se çfarë po kurdis Oriola me Noizyn dhe Varrosin, mamaja e modeles u shpreh se nuk mund ta zbulonte duke thënë për dy reperët vetëm që janë djem të mirë.

Share With:
Translate »
758 Views