Djali vret nënën në gjumë, arsyeja do ta bëjë të pendohet dyfish

E ëma e ndalon që të mbajë në shtëpi një këlysh qeni dhe ai e vret në gjumë. Andrew Willson, 19 vjeç nga Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qëlloi të ëmën Lisa, teksa ajo flinte, me një të shtënë arme në kokë. Policia u lajmërua për krimin e ndodhur ende pa zbardhur e shtuna që lamë pas, nga vetë i riu pak pasi e vrau, por pa thënë se e kishte qëlluar ai. Kur mbërritën në banesë, agjentët e gjetën trupin e gruas në mes të një pellgu gjaku, duke dyshuar tek djali, ndaj nisën që ta pyesnin. I riu u dorëzua pas disa pyetjesh duke pranuar fajësinë dhe duke shpjeguar arsyen pse e bëri. Andreë do të gjykohet për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje

Share With:
Translate »
929 Views