Fotot emocionuese të babait që gjeti fëmijët 1 vit pasi mendonte se kishin vdekur
Historia e Ammar Hammashos është e njëjtë me atë të shumë refugjatëve sirianë, të cilët që prej të famshmes ”Pranverë arabe” që nisi në marsin e 2011-s si protestë paqësore kundër presidentit sirian Bashar al-Assad dhe u shndërrua në një luftë të vërtetë civile, do të humbte gjithçka. Nga shtëpia e tij tashmë kanë ngelur vetëm rrënojat, lodrat e fëmijëve tashmë të mbuluar nga pluhuri dhe gjaku i djalit të madh 8 vjeç, i cili humbi jetën gjatë një sulmi me bombë. Në vitin 2016 ai do të merrte vendimin më të vështirë të jetës, të shëputej nga familja drejt një të ardhmeje të pasigurtë me shpresën se një ditë do t’ia dilte të tërhiqte pas edhe familjen e mbetur ende në Siri. Pas një viti larg tyre, Ammar e dinte që ata ishin gjallë dhe një ditë do t’i shihte një ditë. Kur mori vesh se në kampin e Kokkinotrimithias të Qipros kishin ardhur 250 refugatë, shpresa se ata ishin aty u ndez sërish. Pasi policia i kishte shpjeguar se kishte vetëm 30 minuta kohë për të kontrolluar për të afërmit e tij, sytë i zunë atë nuk kishte parë për 365 ditë. 4 fëmijët, përkatësisht 7,5,4 vjeç dhe 18 muajsh, dhe bashkëshortja kishin udhëtuar në det të hapur për 24 orë. Më pas shin zbarkuar nga anija në Mersin, në Turqi dhe më pas kishin mbërritur në Qipro. Fotot e tij teksa puth dhe përqafon fëmijët ndërkohë që i ndan një rrjetë teli kanë pushtuar të gjitha mediat. Në pronconciimi e Ammar për Reuters ai u shpreh: ” Nuk kemi ku të qëndrojmë. Djali ynë i madh humbi jetën gjatë bombardimeve. Kur të mbarojë lufta do të kthehemi në shtëpinë tonë. Është vendi ynë, i përkasim’’. Burimi ”La Repubblica”/Foto ”Reuters”