Ç’duhet të dish për prindërimin paralel, metodën që përdoret nga çiftet e divorcuara

Ndërsa shumë prindër të divorcuar ose të ndarë përpiqen të bëjnë më të mirën për të bashkëprindëruar, kjo nuk është gjithmonë forma më e mirë e prindërimit. Në fund të fundit, këto situata kërkojnë shumë komunikim të shëndetshëm, gjë që nuk është gjithmonë i mundur, për shkak të situatave dhe konflikteve të ndryshme që kanë ish-partnerët. Prindërimi paralel ndonjëherë mund të jetë një zgjidhje më e mirë.

Prindërimi paralel është një stil i përdorur nga të dy prindërit për të mbetur aktivisht të përfshirë në jetën e fëmijëve pa pasur nevojë të komunikojnë. “Prindërimi paralel i lejon secilit prind të marrë vendime në mënyrë të pavarur kur fëmijët janë nën kujdesin e tyre,” thotë Mary Lawrence, drejtore klinike në Acera Health.

Ndërsa prindërimi paralel mund të jetë një opsion për disa prindër, ka dhe disa anë negative që duhen mbajtur shënim.

-Ana negative e prindërimit paralel

Prindërimi paralel është një zgjidhje e shkëlqyer për prindërit që nuk mund të komunikojnë me njëri-tjetrin, por mund të ndikojë negativisht edhe tek të vegjëlit. Teksa është e vërtetë që fëmijët do të përjetojnë më pak konflikt midis prindërve të tyre, ata mund të humbasin panoramën e bukur të prindërve që ndërveprojnë dhe punojnë së bashku.

Prindërimi paralel mund të çojë gjithashtu në konfuzion. Fëmijët mund të pyesin veten pse prindërit e tyre nuk flasin me njëri-tjetrin edhe pse janë në një dhomë. Kjo turbullon disi vendimet dhe qasjen e tyre drejt raporteve romantike mes çifteve në të ardhmen.

Për këtë arsye, është e rëndësishme që prindërit të bëjnë gjithmonë përpjekje për të përmirësuar aftësitë e komunikimit, pavarësisht nga stili i tyre i prindërimit.

Share With:
Translate »
82 Views