Ngjyruesit e ushqimeve i bëjnë fëmijët tuaj të sillen keq
Aditivët që përdoren në qindra e mijëra ushqime që fëmija juaj konsumon u shkakton atyre një sjellje të keqe dhe një temperament të padurueshëm. Kërkuesit kanë zbuluar se fëmijët më të vegjël se mosha tre vjeç e kanë më të vështirë të përqëndrohen, e humbasin durimin shpejt, ndërpresin të tjerët, dhe e kanë të vështirë ti zërë gjumi. Të gjitha këto shkaktohen pasi konsumojnë lëngje frutash të cilat janë të tejmbushura me kolorantë dhe kimikate. Aditivët e ushqimit duhen të hiqen nga të gjitha llojet e ushqimeve, por sidomos nga ushqimet e femijëve. Madje dhe fëmijët të cilët nuk janë hiperaktivë mund të ndikohen.
Ngjyrat artificiale
(në ëmbëlsira,pije freskuese, drithëra dhe shumë ushqime të përpunuara)
102 tartrazine, 104 e verdhë, 107 e verdhë, 110e verdhë, 122 azorubine, 123 amaranth, 124 ponceau kuqe, 127 erythrosine, 128 red 2G, 129 allura kuqe, 132 indigotine, 133 brilliant blu, 142 jeshile S, , 155 kafe Natyrale, 160b annatto (në kos, akullore, kokoshka etj, 160 a është një alternativë e sigurt).
Të ushqehesh me ngjyrues: Rreziqet e mundshme të ngjyruesve artificial
Konservantët
200-203 sorbates (në margarinë, salca, ëmbëlsira, produkte frutash)
210-213 benzoate (në lëngje, pije joalkoolike, shurupe, medikamente)
220-228 sulfit (te frutat e thata, pije frutash, salçiçet, dhe shumë të tjerë)
280-283 propionate (produktet e bukës)
249-252 nitratet, nitritet (te mishi i përpunuar si proshuta)
Antioksidantë sintetikë – te margarina, vajrat bimore, ushqimet e skuqura, biskotat etj
310-312 Gallates
319-320 TBHQ, BHA, BHT (306-309 janë alternativa të sigurta).Shije.al