Tronditëse, babai vret vajzën e tij të birësuar

Matthew Scully-Hicks është akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, vetëm 18 muajshe. Ai e kishte adoptuar para 2 javësh. 31-vjeçari, instruktor palestre, e ka rrahur atë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Më pas ka telefonuar ambulancën dhe u ka thënë se vajza nuk reagonte. Kur arritën mjekët, vogëlushja nuk merrte frymë dhe vdiq pas 3 ditësh në spitalin e Uellsit.

Prokurori i çështjes është shprehur se shkaqet që çuan në vdekjen e vajzës së vogël janë dëmtimet e bëra nga i pandehuri. Sipas tij, babai birësues kishte përdorur dhunë të ashpër edhe herë të tjera.

Ekzaminimet mjekësore zbuluan, se Elsie kishte vuajtur hemorragji bilaterale, gjakderdhje në të dy anët e trurit të saj. Ajo kishte patur gjithashtu hemorragji edhe në sy, si dhe disa brinjë të thyera, femurin e majtë të thyer dhe kafkën e thyer.

Ndërkohë, Matthew e ka mohuar vrasjen e vajzës së tij, në shtëpinë që ndan me partnerin, në Cardiff.

Share With:
Translate »
864 Views