Vajza martohet me shoqen e punës, prindërit refuzojnë dasmën, në altar i çon shefi
Një histori shumë prekëse ka ndodhur në Taiwan ku dy vajza të cilat kanë dashuruar njëra tjetrën për një kohë të gjatë kanë vendosur që të lidhin dashurinë e tyre në martesë.
Në një vend aq patriarkal sa Taiwan-i është shumë e vështirë që kjo gjë të pranohet dhe sigurisht familjet e të dyjave nuk kanë pranuar që ato të martohen. Nga një situatë shumë e vështirë, të vetmit që i kanë mbështetur kanë qenë kolegët e tyre të punës ndaj dhe shefi i kompanisë ku punojnë ka vendosur që t’i shoqërojë në altar duke dhënë një mesazh të fortë.
Fotot e dasmës të vajzave janë në të gjithë muret e kompanisë dhe ata kanë nisur një fushatë që të kalohet projektligji edhe në parlament në mënyrë që të bëhet e lejueshme martesa mes seksit të njëjtë.
Boss Walks Employee Down the Aisle
This woman's boss walked her down the aisle after her father refused to come to her same-sex wedding
Posted by NowThis on Saturday, October 7, 2017