Mbi 7 mijë fëmijë shqiptarë pa shtetësi

Pashtetësia e fëmijëve është një nga problemet me të cilat më së shumti përballen emigrantët që jetojnë jashtë Shqipërisë. Nga të dhënat zyrtare të Censusit të 2011 rezultojnë pa shtetësi rreth 7443 perosna.

Në rastin e Shqipërisë ky problem haset kryesisht në fëmijët e lindur në emigracion, të lindur jashtë martese, të lindur nga prindër të parregullt ose të paregjistruar, fëmijët Romë dhe Egjiptianë, por edhe tek të huajt, që kanë vështirësi të regjistrohen në gjendjen civile.

Pablo Zapata Olivares, Ambasador i UNHCR:  “Në bashkëpunuam me zyrën e gjendjes civile dhe caktuan një afat 4 mujor për identifikim e personave të cilët nuk janë të regjistruar dhe nuk kanë shtetësi dhe brenda 4 muajve ne arritëm të identifikonim 1031 persona, të cilët nuk janë të regjistruar”

Këto shifra janë vetëm për brenda territorit të Shqipërisë, duke mos marrë në konsideratë diasporën, të cilët janë të paregjistruar dhe numri i tyre mund të jetë edhe shumë më i lartë.

Ndërkohët Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme po punojnë për një ligj të ri të shtetësisë, ndërsa UNHCR ka ndërmarrë një fushatë për eleminimin e pashtetësisë deri në vitin 2024. Në të gjithë botën numërohen rreth 10 milionë persona të cilët nuk kanë shtetësinë e asnjë vendi.

Share With:
Translate »
574 Views