Dasma e vitit/ Pipa Middelton arrin me të atin, e shoqëron motra, por vëmendja është tek të vegjëlit
Të gjithë po prisnin këtë të shtunë! Pippa Middleton rrezatonte e gjitha ndërsa u largua nga kisha, si një grua e martuar përkrah bashkëshortit të saj, James Mattheës, të shtunën.
Ishte momenti që e gjithë bota po priste dhe Pippa Middleton nuk zhgënjeu, ndërsa ishte veshur për të bërë përshtypje me një fustan mahnitës të bardhë nga Giles Deacon për martesën e saj për financierin 41-vjeçar, me të cilin u lidh vitin e kaluar.
33-vjeçarja dukej e lumtur teksa u shfaq me fustanin dantellë të dizajnuesit britanik, mes fansave të të cilin përfshihen Abbey Clancy dhe Kendall Jenner.
E shoqëruar nga babai i saj, Michael Middleton, Pippa dukej shumë e gëzuar pasi arriti në kishë me një Jaguar Mark V, ku bëri edhe betimet për dashuri të përjetshme.
Motra e saj e madhe Kate, e cila dukej e mrekullueshme me fustanin e dizajnuar nga Aleksandër McQueen, ndodhej aty për të ndihmuar në rregullimin e veshjes fustanit të nuses.
Kjo ishte disa më e rëndësishme e tezes së tyre, por Princi George dhe Princesha Charlotte, arritën të vidhnin vëmendjen nga Pippa, pasi shërbyen si shoqëruesi dhe shoqëruesja e nuses në kishën St Mark, në Berkshire.
James Matthews u pa përpara shërbimit dhe dukej se ishte gati për të kurorëzuar dashurinë me gruan që e ndoqi për 10 vite.
Po ashtu dy vëllezërit Princat Uilliam dhe Harry u dalluan të veshur me ksotume të njëjtë, ndërsa arritën në kishë pa partneret e tyre, Dukeshën e Kembrixhit dhe Meghan Markle.