Ylli i momentit është Deva, vajza e Monica Belluccit
Dihet shumë pak rreth saj: profile në Instagram ka më shumë foto të së ëmës me të cilën i pëlqen të krahasohet dhe qartë ngjajnë si dy pika uji. Ndërkohë që ka shumë llogari të rreme që publikojnë fotot e saj (të reja ose të vjetra, vështirë të dihet).
Po flasim për Deva Cassel, vajzën 14-vjeçare të Monica Bellucci dhe Vincent Cassel
Deva përfundoi në qendër të vëmendjes pas shfaqjes së fundit të Dolce & Gabbana gjatë javës së modës në Milano dhe pasi xhiroi një video në Ravello. Set tejet i blinduar, pak foto të saj kanë dalë në qarkullim. Sytë lajthi dhe flokët me onde, modelja e re është kryekëput portreti i së ëmës: AND-ja është në favor të saj.
A do t’i pushtojë Deva ekranet? Është shumë herët për të thënë. Ndërkohë ju mund të bëni një xhiro në profilin e saj për t’u njohur edhe më mirë me Monica Belluccin e re.