A duhet t‘iu themi fëmijëve “Hani se ushqimi iu bën mirë”?

T’i inkurajosh fëmijët të hanë ushqimet se ju bëjnë mirë, është një nocion i gabuar, shprehen kështu studiuesit.

Sipas tyre, këto mesazhe inkurajuese kanë një efekt të kundërt tek ata, nëse i thua fëmijës se të hash karrota i ndihmon të shohin në errësirë, ata do hanë më pak.

Shkencëtarët kryen një studim tek disa fëmijë të grupmoshave 3-5 vjeç duke i ndarë në dy grupe. Grupit të parë iu tha se ngrënia e karrotave i ndihmon të jenë më të fortë, i ndihmon të mësojnë të numërojnë më shpejt, ndërsa grupit të dytë nuk iu tha asgjë për karrotën, dhe shkencëtarët vunë re se grupi i dytë i fëmijëve konsumuan më shumë karrota se grupi i parë.

Kjo për shkak se informacioni i dhënë se ky ushqim është i shëndetshëm, u ngre atyre dyshime se mund të ketë shije të keqe, ndaj këshillohet që fëmijës thjesht t’i serviret ushqimi pa komente.

Share With:
Translate »
883 Views