A ndikon madhësia e gjoksit në gjidhënie

Madhësia e gjoksit nuk e përcakton cilësinë e gji dhënies gjatë mëmësisë tuaj, kanë sugjeruar studimet.

Në kundërshtim me besimin popullor, madhësia e thithave tuaj nuk bën dallim në prodhimin e qumështit të gjirit.

“Thithkat tvijnë nga të gjitha format dhe madhësitë dhe të gjitha funksionojnë në mënyrë të rregullt për gjidhënie. Madhësia e gjinjve të një gruaje, nuk pasqyron aftësinë e tyre për prodhimin e qumështit “, thotë Shoqata Australiane e Gjidhënies (ABA).

“Ashtu si çdo mama e re, pozicionimi dhe lidhja me foshnjën është çelësi. Edhe pse mund të jetë më e komplikuar me gjinjtë më të mëdhenj për të marrë pozicionin dhe lidhjen e duhur, praktika e bën atë të përsosur”.

Gjinjtë janë të përbërë nga inde yndyrore, indet e gjëndrave dhe indet lidhëse. Madhësia e gjinjve tuaj pasqyron se sa inde yndyrore posedon gjiri.

Çdo gji ka lobesa të gjëndrave ku prodhohet qumështi. Këto gjëndra përmbajnë grumbuj alveoli, të cilat janë thasë të vogla të mbushura me qeliza qumështi përreth jashtë dhe qumësht në qendër.

Nga këto tuba të alveolit, të quajtura kanale, mbajnë qumështin drejt zonave për dalje. Qumështi rrjedh nga këto kanale përmes hapjeve të vogla në thithka.

Share With:
Translate »
1179 Views