Agon Amiga poston foto me djalin dhe ka disa fjalë prekëse për të dhe bashkëshorten
Agon Amiga u bë baba vetëm para pak ditësh. Ai dhe bashkëshortja e tij, Egzona, u bënë për herë të parë prindër të një djali, të cilin, siç ka zbuluar këngëtari, e kanë quajtur Noel. Para pak minutash këngëtari i njohur i grupit “Babastars” ka publikuar foton e parë të të birit dhe ka shkruar disa fjalë emocionuese për këtë ndjesi që i ka falur ai.
“I bekuar nga Zoti. Nëse ekziston mrekullia, ai është biri im i porsalindur. Nëse pyesni kush është sot njeriu më i lumtur në botë, ai jam unë. Falenderimi i takon Allahut të madhërishëm që u bëra prind dhe më fali një djalë engjëll. Ndërsa fati si prind na buzëqeshi së bashku me mbretëreshën time, gruan time të dashur. Sakrifica dhe mundi i saj nuk paguhet me asgjë. Ti më dhe emrin prind dhe unë do të dua, dhe do të falenderoj deri në frymën e fundit. Mirë se erdhe NOEL,” –ka shkruar Amiga.
Edhe ne i urojmë mirë se ardhjen vogëlushit, Noel!