Aksident i pazakontë, autobusi futet në dhomën e fëmijëve
Një autobus pasagjerësh është përplasur me një shtëpi në Stamboll dhe ka hyrë në dhomën ku po flinin tre fëmijë, por për fat të mirë në këtë aksident të pazakontë nuk ka lënduar, raporton “Anadolu Agency”. Aksidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrethin Umraniye të Stambollit kur shoferi humbi kontrollin e autobusit dhe u përplas me shtëpinë. Duke thyer murin, autobusi është futur në dhomën në të cilën flinin tre fëmijë të moshës nga pesë deri në nëntë vjeç. Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e ambulancës dhe policisë, kurse hetimi për shkaqet e aksidentit është duke u zhvilluar.