Aksidentohet ndërsa ishte live në Instagram, humb jetën motra e adoleshentes (video)

Një adoleshente ka përplasur makinën ndërkohë që ishte live në Instagram dhe motra e saj 14 vjeçare humbi jetën nga aksidenti i tmerrshëm. Obdulia Sanchez, nga Stockton është arrestuar pasi është akuzuar se për veprimin e saj ndërkohë që i jepte makinës në Los Banos, Californi të premten. Autoritet thonë se motra e saj e vogël Jacqueline Sanchez, vdiq në vendngjarje. Video në Instagram tregon Obdulia e cila duke folur në kameria i jep makinës normalish deri në momentin që përplaset. Por ajo çfarë është më tragjike dhe e dhimshme janë fjalët e Obdulia e cila thotë në video: “Kam vrarë motrën time por nuk më intereson. Kam vrarë motrën time. E di që do të shkoj në burg, por nuk më intereson.” Video mbaron me fjalët e 18-vjeçares duke i thënë motrës: “Zgjohu zemër, më vjen shumë keq. Unë nuk doja të vrisja ty zemër.”

Share With:
Translate »
827 Views