Aktorja tregon se si erdhi vendimi për t’u bërë nënë në moshën 47-vjeçare

Aktorja Lucy Liu tha se në vendimin për të pasur një fëmijë në moshën 47-vjeçare, si një nënë beqare erdhi komplet pa plan.

“Nuk pata një plan. Nuk bëra shumë kërkime, thjesht tentova. Nëse do e mendoja për shumë gjatë, nuk do ta bëja. Shumë njerëz lexojnë libra rreth prindërimit, unë nuk e bëra ketë. Mendova: ‘Kur fëmija të vijë, thjesht do ta gjej mënyrën e prindërimit’.

Liu u shpreh në 2015-ën se vendimi për të pasur një fëmijë nga një nënë surrogate, është se iu duk vendimi i duhur, sepse i duhej një pauzë, pasi ishte duke punuar dhe nuk dinte se kur duhej ta ndalonte. Ajo shtoi: “Vendosa që kjo është zgjidhja e duhur për mua dhe doli që po, ishte një vendim fantastik”.

Ajo shtoi edhe se lindja e fëmijës ishte një ndryshim dramatik, sepse ishte një ndryshim i madh emocional. “Dhe kur ndodh, ti thjesht duhet ta ndjekësh”, përfundoi ajo.

Share With:
Translate »
76 Views