Alarm nga çokollatat dhe akulloret! Edhe Milka me përmbajtje kancerogjene

Ministria e Bujqësisë së Kroacisë informoi konsumatorët për tërheqjen e akullores klasike Milka 4×100 ml, akulloren e lajthisë 100 ml dhe akulloren klasike 100 ml për shkak të lëndëve kancerogjene që kanë në përmbajtje.

Produktet nuk janë në përputhje me dispozitat evropiane për nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve dhe ushqimin me origjinë bimore dhe shtazore.

Akulloret klasike Milka 4 × 100 ml, me lote LOT MI0025, LOT MI0146, LOT MI1117, LOT MI1118, janë tërhequr nga tregu.

“Seria e tërheqjes” filloi me dy kos frutash Dukatos nga Dukat, akullore dhe çokollata Snickers, Twix, Bounty dhe M & Ms nga kompania Mars.

Produktet në fjalë janë tërhequr për pak a shumë të njëjtën arsye: Prania e oksidit të etilenit, një pesticid i përdorur në përgatitjen e aditivit E410.

 

Share With:
Translate »
346 Views