Alida Duka: Të jesh nënë e vetme është një milionë herë më mirë
Këngëtarja Alida Duka, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan. Duka rrëfeu marrëdhënien me djalin e saj Anxhelo, me të cilin jeton në Gjermani dhe po ashtu arsyen se përse vazhdon të jetë vetëm. Këngëtarja tha se meshkujt nuk e pranojnë dot jetën e saj të kombinuar me atë artistike, ku çdo fundjavë asaj i duhet të ikë nga shtëpia. “Me djalin kam një marrëdhënie si shok dhe shoqe. Kam luajtur rolin e mamasë dhe të babait me Anxhelon sepse e kam rritur vetëm. Ka qenë shumë e vështirë për mua, e kam rritur në një vend të huaj. Ai di shqip, por jo perfekt. E kam mësuar që të bëjë çdo gjë vetë. Unë jam vetëm dhe është 1 milion herë më mirë vetëm. Meshkujt e kanë shumë problem që ta pranojnë jetën reale të një femre dhe ta kombinojë me jetën artistike, unë jam e larguar çdo fundjavë nga shtëpia”,- tha këngëtarja.