Anduena Llabani shfaqet në televizion me ish-bashkëshortin, shembull për prindërit e divorcuar

Anduena Llabani, gazetarja e njohur e kronikës së zezë, ka rrëfyer sot në emisionin “Rudina” jetën e saj pas divorcit. Ajo tregoi se vazhdon t’i ruajë marrëdhëniet me babain e djalit të saj edhe pas ndarjes së çiftit. 

Anduena dhe ish-bashkëshorti, Arditi, takohen sa herë që djali i tyre, Aleksei dëshiron. Gazetarja thotë se së bashku me Arditin i marrin  vendimet për djalin e tyre dhe ndjekin çdo aktivitet apo datë të shënuar për të. 

Madje ajo shton se janë njësoj si të gjithë prindërit e tjerë përveçse jetojnë në shtëpi të ndara. Padyshim që ata përcjellin shembullin më të mirë për prindërit e divorcuar që edhe fëmijët të rriten të shëndetshëm psikologjikisht. /Kids’ Time

  

Share With:
Translate »
3473 Views