Arbri, gjeniu 6-vjeçar, i nënshtrohet testit të inteligjencës, rezultati është i pabesueshëm
Arbri, 6-vjeҫari që i ka mahnitur të gjithë me inteligjencën e jashtëzakonshme. Aftësia për të zgjidhur ushtrime matematikore të një niveli dhe vështirësie shumë të lartë i ka bërë dy prindërit e tij ta testojnë në një test inteligjence në Kosovë. Specialistët, pasi e panë Arbrin të nënshtruar në disa teste, thanë se inteligjenca e tij është superiore. Sipas tyre, fëmijë që kanë këtë inteligjencë duhet të kenë nivele individuale në shkolla ose të jenë pjesë e shkollave të veҫanta. Gjithashtu, ata rekomandojnë kapërcim të klasave të para për djalin, por të jetë gjithmonë i mbështetur domosdoshmërisht nga psikologë për të mbrojtur zhvillimin psiko-emocional të tij.