Eli Fara mbush 50 vjeç, ja urimi emocionues nga Marina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eli Fara gëzon sot një ditë të vecantë, pasi është 50-vjetori i lindjes së saj.

Urimi nga vajza e saj, Marina nuk ka munguar pasi ajo ka arritur ta surprizojë me disa fjalë shumë emocionuese.

“Në një ditë si kjo lindi ‘Ajo’… Lindi ajo që më dha frymë nga fryma e saj, më dha jetë nga jeta e saj dhe që sot është fryma ime dhe e gjithë jeta ime.. Dashurisë më të madhe në jetë që mund të egzistojë që mban emrin Nënë i uroj Gëzuar ditëlindjen të bëhet 100 vjet,” – shkruajti ajo në rrjetin social, Instagram.

Ndërkohë, mori komente të shumta nga emra të njohur të ekranit që e vlerësojnë këngëtaren korcare duke thënë se vazhdon të duket shumë e re, edhe pse tani i mbushi 50 vjec.

Share With:
Translate »
1294 Views