Aromë festash! Brenda shtëpisë moderne të kryeministrit Haradinaj

Tashmë që jemi zyrtarisht në muajin e festave të fundvitit, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Anita Muçaj na sjell disa pamje nga atmosfera festive brenda shtëpisë së tyre.

Në disa foto të publikuara në Instagram, ajo tregon bredhin e dekoruar pranë një flamuri amerikan dhe shkallët e stolisura me drita.

Anita Muçaj ka gatuar edhe biskotat e fundvitit për bashkëshortin dhe tre fëmijët.

Tani që çdo gjë duket e mahnitshme, familja Haradinaj është gati për të festuar.

Pra, Vit i Ri, mirë se të vish!

Share With:
Translate »
594 Views