Gjendet 7-vjeçari i zhdukur në qytetin e Durrësit

Frenkli Vokli ishte zhdukur që prej ditës së shtunë dhe nuk kishin asnjë njoftim prej tij, thjesht nuk ishte kthyer në shtëpi pasi kishte dalë të luante me shokët e tij në lagje.

Por sot vjen një lajm i mirë, pasi e ëma e Frenklit ka shkruar për JOQ Albania ku shprehet se pas njoftimit në faqen tonë është bërë e mundur gjetja e 7-vjeçarit.

Frenkli është gjetur mbrëmë në darkë në lagjen ku familja Vokli ka banuar me qira më përpara.

E ëma e tij shprehet:

Frenkli nuk rezulton më i humbur sepse është gjetur mbrëmë në darkë.
Ju falënderojmë të gjithëve që u solidarizuat me rastin tonë dhe u bë e mundur gjetja e tij shëndosh e mirë në banesën ku jetonim dikur.”

Epo, fëmijët janë të çuditshëm ndonjëherë ashtu si edhe afeksionimi i tyre me vendet ku kanë jetuar vitet e para të jetës së tyre.

Share With:
Translate »
802 Views