Artan Mullaj: “18 këshilla per tim bir dhe gjithë 18-vjeçarët e tjerë…”

1. Ka një arsye për të cilën ti je në këtë botë. Ata që e kuptojnë këtë gjë në moshën tënde, janë të bekuar. Bëhen cfarë janë, arrijnë cfarë duan. Ekziston një mënyrë për ta kuptuar këtë gjë; në qetësi, në vetmi, jashtë cdo emocioni dhe vlerësimi të huaj, medito dhe dëgjo vetëm zërin që kumbon brenda teje; dëgjo zemrën për të kuptuar cfarë realisht dëshiron të kesh dhe të jesh dhe përgjigjju me veprime asaj, cfaredo që te jetë. Mos lejo të të përdorin; mos bjerë në kurthin e shumicës që luftojnë dhe shpenzojnë kohën e tyre për të përmbushur ambicjet që të tjerët, kushdoqofshin, kanë për ta.

2- Nëse do realisht të mësosh dhe kuptosh si funksionojnë gjërat, dashurohu me gabimet e tua; kjo është e vetmja mënyrë që suksesi të dashurohet me ty. Përtej mavisë së tyre, gabimet fshehin realisht dëshirën, ambicjen, dhimbjen dhe veprimin, që janë thelbi I cdo perceptimi në botë. Në kohën tonë, të gabosh do të thotë të mësosh të veprosh; gabimet që bën në përpjekjen për të mësuar, vepruar dhe ndryshuar, janë e vetymja mënyrë për të bëra gabime të tjera në vazhdim, që do t’u paraprijnë herrët a vonë arritjeve dhe suksesit. Gabimet në udhën tënde do të jenë pishtarët që do të ndricojnë drejtimin e duhur në jetë…

3. Mosha 18 vjec është kufiri pas të cilit rinia dhe pjekuria fillojnë ecin bashkë!
Jeto jetën tënde pa imituar askënd. Ji vetvetja! Zgjidh një rrugë të re, të pashkelur. Vetëm kështu do mund të lesh pas gjurmët e tua!

4. Bëj zgjedhjet e tua, percakto motivin tënd; zgjidh luftën tënde. Në moshën 18 vjecatre idetë, fuqia, dijet dhe virtytet janë armët kryesore; rrëmbeji dhe armatosu me to, zgjo trimin brenda teje, guxo dhe nisu në luftë, bëj betejen tënde.

5-Të guxosh nuk do të thotë të mos kesh frikë, por të vlerësosh se në jetë ka gjëra më të rëndësishme se frika. Frika dhe ndrojtja do të jenë dy pengesat më të mëdha në rrugëtimin e jetës; përballu me to. Shndroi në sfida; veri në kontroll. Kjo do të të kultivojë besimin tek vetja; vetëm kështu do rrezatosh siguri dhe shpresë edhe për të tjerët.

6- 90% e njerëzve në botë, shpenzojnë 90% të kohës së tyre kot ose gabim. Kjo është njera nga arsyet se përse bota, me këtë rritëm të mbrapshtë, ka kaq shumë probleme dhe kaq shumë dështakë. Investo cdo ditë kohën tënde, duke vlerësuar seriozisht ne cdo moment, se asgjë nuk është më e shtrenjtë se ajo; shpenzoje ku duhet, kur duhet, si duhet, ne sherbim të synimit kryesor; mos shpenzo energjinë dhe paratë për kënaqësitë dhe zbavitjet mediokre të momentit, per gjëra anësore, për ambicje meskine, për pasje, për sende dhe për njerëz të momentit.

7-Mos u lëkund kurrë në bindjen se në cdo moment ti je më I miri. Cfarë duhet të bësh është thjesht të punosh fort për t’u bërë edhe më i mirë. Edhe më i dobishëm, për vete dhe për të tjerët. Në cdo rrethanë dhe në cdo moment vepro, bëj cfarë mund të bësh me mënyrën më të mirë të mundshme, mjaft që ti shërbejë qëllimit kryesor, arsyes tënde, qëllimit, luftës tënde dhe fitores..

8-Zhvillo brenda vetes sensin e urgjencës. Koha nuk prêt askënd asnjëherë. “Të vonuarit i dënon historia”. Koha mjafton për gjithcka, vetëm nese bën gjithmonë në fillim gjënë e duhur. Gjeja e duhur është detyra kryesore dhe punët e vështira të ditës. Përballu me to cdo mëngjes, mos i shmang kurrë ato, mos i zvarrit, mos i negglizho. Nuk ka gëzim më të pastër se sa mbyllja e një një dite me detyra të përmbushura.

9- Para cdo situate mendohu mirë, thellë gjatë! Më pas merr doemos një vendim patjetër, edhe i gabuar qoftë! Vendimi më i keq është mungesa e tij. Sido që të jetë ky vendim, vepro menjëherë. Bëhu heroi që duan betejat e mëdha për t’u fituar. Nuk ka rëndësi rezultati. Rëndësi ka përpjekja. Rëndësi ka të ngulësh këmbë, deri në fund.

10-Gjej cfarë do të bësh dhe duaje shumë atë që bën. Sa më shpejt, sa më shumë, aq më mirë. Kjo gjë quhet passion dhe është karburanti shpërthyes i makinerisë tënde. Është energjia bërthamore që fshihet brenda teje. Puno shumë dhe duaje shumë punën tënde. Sa më shumë ta duash, aq më larg do shkosh drejt majës, drejt fitores.
11-Lajmi i mirë është se njeriu e ka më të lehtë të kuptojë cfarë nuk i pëlqen. Shmangiu gjerave që që nuk të interesojnë dhe fokusohu tek të tjerat. “Thelbi I cdo strategjie është të zgjedhësh cfarë nuk do të bësh”. Do shohësh se cfarë mbetet mund të jenë pak por vlejnë shumë.

12-Të ekzistosh është magjia më e pastër në botë! Më e prekshmja! Kjo është arsye e mirë të besosh se mrekullitë ekzistojnë. Besoju atyre. Herët a vonë ato vijnë për të gjithë.

13-Besoju dhe përkushtoju gjërave të thjeshta, të shenjta: natyrës, dashurisë, ndershmërisë. Ky nuk është postulat; është vullneti I Zotit.

14-Lufto demonët brenda vetes. Zilia, babëzia, intriga, janë e do të jenë pjesë e njeriut; Jo të gjithë fitojnë mbi ato. Mos u bëj xheloz, mos urre, mos poshtëro askënd. Këto ndjesi helmosin shpirtin; të vrasin pa kuptuar përbrenda; të cojnë askund!

15-Mos u shqetëso cfarë mendojnë të tjerët për ty. Ata që flasin, do ta arrijnë qëllimin dhe do mund të të pengojnë në rrugën tënde vetëm nëse ti i merr seriozisht. Shpërfilli! Syno lartësinë. Qëllimin. Ata që hedhin baltë drejt qiellit, balta do t’ju kthehet fytyrës.

16-Investo papushim për disiplinën tënde. Ji i rrepte me vetveten. Përqëndrohu ashpër tek qëllimi yt; tek lufta jote. Mos lejo kurrë të shpërqëndrohesh për asnjë arsye. Cdo devijim nga synimi kryesor është humbje kohë dhe energjie. Ngrihu herët në mëngjes, vishu dhe shko ku duhet të shkosh, jo ku ke dëshirë të shkosh. Bëj cfarë duhet të bësh, jo cfarë ke dëshirë të bësh. Kujdesu që veprimet e tua ti komandojnë mendimet, jo ndjenjat. Sido që të ndihesh, mos ndrysho planin e ditës, axhentën. Shikoje cdo ditë të shkuar dëm si një fatkeqësi. Qesh edhe kur ke arsye të qash. Ëndërro edhe kur shpresa të vaket. Puno edhe kur s’je në formë. Mos harro: je në luftë, je luftëtar. Mos u largo nga fronti yt!

17- Edhe njëherë. Mos ki frikë! Mos u ndruaj! Mos nguro! Ti je heroi. Bëj gjithmonë atë cfarë të tremb më shumë, dhe guxo atë që të bën më të ndrojtur. Sa e mrekullueshme është kjo sfidë! Shija më e bukur në botë!

18-Mos harro kurrë që askush nuk është përgjegjës për jetën tënde, për arritjet e tua, për dështimet dhe fitoret e tua. Përgjegjës për lumturinë tënde je vetëm ti. Ti je në një provë. Ti je në luftë! Mos humb kohë. Puno, lufto, beso, vendos fillo sa më parë të bësh gjënë e duhur, rrugëtimin tënd, luftën tënde, misionin, atë për të cilin je ftuar të jesh në këtë botë..
| Artan Mullaj |

Share With:
Translate »
1406 Views