Louboutin sjell këpucët për princeshat e vogla, Loubibabys
Christian Louboutin ka hedhur në treg këpucët e para për bebe në bashkëpunim me mikeshën Gywneth Paltrow dhe faqen e saj të stilit të jetës, Goop.
Të quajtura “Loubibaby”, klasiket Mary Janes vijnë në pink, blu, material sateni dhe flori me shkëlqim, me nga një fjongo. Po, kushtojnë $250 një palë dhe janë të kuqe poshtë si gjithë këpucët e stilistit të njohur.
Paltrow ka treguar sesi pas një bisede kokë më kokë kanë vendosur për lançimin e kësaj linje të re këpucësh.
Ato do të jenë në shitje në goop.com nga 16 nëntori. Një dhuratë ideale për Krishtlindje për më të shtrenjtat tuaja.