Babai detyron vajzën të ecë 8 km për t’i dhënë një mësim në lidhje me shokët
Pasi iu refuzua për herë të dytë udhëtimi me autobus brenda këtij viti shkollor, një baba nga Ohajo përdori një dënim për vajzën e 10 vjeçare.
Ai e detyroi atë të ecte për 8 km në këmbë për të shkuar në shkollë, ndërsa temperatura ishte 2 gradë celsius, shumë pranë ngrirjes.
“Unë e di se shumë nga ju prindërit nuk do të pajtohen me këtë“, tha Matt Cox në një video dy minutëshe. “Unë po bëj atë që mendoj se është e drejtë, t’i mësoj vajzës time një mësim për ta ndaluar atë nga ngacmimet e shokëve”, shtoi ai.
Vajza 10 vjeçare ishte shkaktuar telashe në autobusin e shkollës, pasi përdorte dhunë ndaj shokëve dhe shoqeve të saj.
“Shumë fëmijë sot mendojnë se gjërat që bëjnë prindërit e tyre për ta janë një e drejtë, jo privilegj”, tha Cox në video.
Video shpejt u bë virale dhe mori më shumë se 16 milionë shikime nga ata që e kritikojnë dhe mbështesin dënimin.
“Prindërit duhet t’i mbajnë fëmijët e tyre të përgjegjshëm”, tha Cox për WTVG. “Kjo më tregoi se si e mbaj përgjegjësinë fëmijën tim.
Ajo mbaroi kilometrat e fundit të mërkurën dhe tha se ka mësuar nga përvoja.
Cox më vonë ka postuar një përditësim të videos.
“Mësim i mësuar“, shkroi Cox. “Duket se ka një pikëpamje të re për ngacmimin, si dhe një vlerësim të ri për disa nga gjërat e thjeshta”.