Gruaja shtatzënë prangoset me zor për të lindur fëmijën

Një grua shtatzënë është detyruar nga policia e Nju Jorkut që të prangoset në shtratin e spitalit për të sjellë në jetë foshnjen.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt dhe tani është dorëzuar padia ndaj tyre në gjykatë. Këmbët e 27-vjeçares u prangosën për të paktën një orë në sallën e lindjes më 8 shkurt. Edhe pse mjekët i thonin oficerëve të policisë se një veprim i tillë është i paligjshëm, ata vepruan po njësoj.

Gruas iu hoqën prangat pas 9 orësh, kur në spital mbërriti një gjykatës. Ai e njoftoi se është hedhur në gjyq për shkeljen e një urdhri mbrojtës prandaj policët e kishin prangosur.

27-vjeçarja e identifikuar si Jane Doe i kërkoi gjykatës që të mbetej anonime për shkak të poshtërimit që vuajti nga përvoja.

Kufizimi fizik ndaj grave shtatzënë gjatë lindjes ndalohet me ligj nga shteti i Nju Jorkut që prej vitit 2009.

Share With:
Translate »
697 Views