Babai i nuses që vrau vjehrrën: Ato s’kishin probleme, vajza s’është mirë

Marjna Cmeta është 21-vjeçarja e cila u arrestua nën akuzën e vrasjes së mamasë së bashkëshortit të saj, duke e helmuar atë më parë. Ngjarja ka ndodhur para nj viti, ndërsa ditët e fundit është zbuluar mënyra e vdekjes së Lirije Lamit.

Babai i Marjanës, Haki Cmeta, duke folur për mediat ka treguar se e bija nuk ka qenë mirë nga gjendja shëndetësore dhe emocionale prej vitit të kaluar, kur vjehrra ndërroi jetë.

Ai shton se e bija ka marrë një goditje prej momentit të ngjarjes dhe vijon të mos jetë mirë me shëndet edhe sot e kësaj dite.

Policia ka thënë se motivi i vrasjes mund të kenë qenë konfliktet nuse-vjehrrë, por Hakiu shprehet se nuk ka qenë në dijeni të asnjë problemi mes tyre.

Ai thotë:

T’ju them të drejtën jam mërzitur shumë për vdekjen e vjehrrës së vajzës. Por unë nuk e di që ato kanë pasur probleme të tilla. Pasi u kthye në shtëpi, pas ngjarjes, vajza nuk ka qenë mirë. Mori një goditje që në atë kohë dhe nuk ishte mirë as tani”.

Hakiu tregon se ka mbajtur në shtëpi dhe po rrit mbesën 5 muajshe të vajzës me bashkëshortin e saj, ndërsa në momentin e arrestimit të 21-vjeçares nuk ka qenë në banesë.

Share With:
Translate »
656 Views