Babai rrënqeth me fjalët e 5-vjeçares para se të ndërronte jetë: ‘Mami, më duket sikur po vdes’

Babai i një vajze 5 vjeçare që vdiq nga streptokoku A në Irlandë ka treguar se si e çoi në spital tri herë dhe mjekët i thanë se gjithçka që i duhej ishte hidratimi.

Stella Lily McCorkindale dje u bë viktima e nëntë e streptokokut A në Britani, pasi ndërlikimet nga sëmundja zakonisht e padëmshme i morën jetën.

Babai i saj, Robert, tha se e çoi vajzën pesëvjeçare në Spitalin e Fëmijëve tre herë përpara se ajo më në fund të pranohej në kujdesin intensiv kur tha se ndjehej sikur po vdiste. Drejtuesit e spitalit tani kanë urdhëruar një hetim për ngjarjen tragjike dhe kanë ofruar të takohen me familjen e fëmijës.

Pasi e dërguan për herë të tretë në spital, vogëlushja i ka thënë së ëmës” “Mami, më duket sikur po vdes” Tre mjekë zbuluan se vogëlushja kishte një infeksion në gjoks dhe ishin të shqetësuar për një episod septik. Pas analizave të gjakut u konstatua se pesëvjeçarja ishte i infektuar me streptokok A.

Share With:
Translate »
85 Views