Rreziku i fruthit nuk ka kaluar, si të mbroni fëmijët

Fruthi është një sëmundje infektive mjaft ngjitëse që prek vetëm qeniet njerëzore dhe karakterizohet nga shfaqja e njollave të vogla me ngjyrë të kuqe. Që nga dalja e vaksinës, rastet e fruthit janë ulur në mënyrë drastike. Kini kujdes, sidoqoftë, sepse këtë vit rastet e regjistruara dhe shpërthimet kanë filluar të rriten përsëri, duke detyruar OBSH të ngrejë alarmin. Shifrat më të larta për 25 vitet e fundit janë regjistruar në Shtetet e Bashkuara.

Parandalimi

Fruthi bën pjesë në të ashtuquajturat sëmundje fëmijënore, pasi ndodh kryesisht midis vitit të par dhe të tretë. Normalisht, në fëmijëri, vaksinimi përfshin një administrim të parë në vitin e parë të jetës dhe një të dytë në moshën 5-6 vjeçare. Vaksinimi nuk është i nevojshëm para javës së 24-të. Në fakt, nëse nëna është vaksinuar, sistemi imunitar i fëmijës përkohësisht ruan të njëjtën mbrojtje.

Rreziku nëse udhëtoni

OBSH u bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë të sigurt se janë vaksinuar që të konsultohen me mjekun e tyre. Një rekomandim që vlen dyfish nëse planifikoni një udhëtim në zona me rrezik. Në këto raste, është e rëndësishme të vaksinoheni të paktën 15 ditë para nisjes. Angola, Kameruni, Adadi, Kazakistani, Nigeria, Filipinet, Sudania dhe Tajlanda kanë shpërthime të mëdha aktive.

Vaksina për të gjithë

Organizata Botërore e Shëndetit raporton se rastet e fruthit janë trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Numri është më i larti i regjistruar që nga viti 2006. Të dhëna që prekin miliona njerëz në mbarë botën. Siç theksohet nga OBSH, problemi kryesor janë shpërthimet, të cilat i vënë nën presion sistemet më të dobëta shëndetësore. Në vendet në rrezik, shpërthimet mund të rezultojnë në infeksione më të gjera, sëmundje serioze, aftësi të kufizuara të llojeve të ndryshme dhe në raste ekstreme edhe në vdekje. Vaksinimi pra është thelbësor. Për të parandaluar rritjen e shpërthimeve, OBSH-ja u bën thirrje qeverive të garantojnë dy dozat e kërkuara për vaksinën.

Sapo të merret fruthi, inflamacioni zgjat rreth dhjetë ditë. Është e nevojshme të prisni që virusi të ndjekë ecurinë e tij, sepse nuk ka trajtim specifik.

Share With:
Translate »
40 Views