Berat, e mitura përdhunohet nga burri i tezes
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku bëhet e ditur se një vajzë adoleshente është përdhunuar nga një familjar i saj. Bëhet fjalë për një vajzë 15 vjeçare me inicialet R.K banuese në Berat e cila ka shkuar tek tezja e saj për disa pushime. Atje ajo është përdhunuar me forcë nga burri i tezes Resmi T., 54 vjeç, banues në Berat.
Burimet nga policia sqarojnë se e reja e ka denoncuar 54 vjeçarin. Vajza e mitur ka dëshmuar në praninë e psikologes, sapo është kthyer në shtëpinë e saj, në një tjetër fshat të Beratit.
Ja njoftimi i policisë :
Komisariati i Policisë Berat
Më datë 27.07.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
R.T 54 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale
“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.