Bleona zhvillon live procesin e ngrirjes së vezëve, për të ngelur shtatzënë në një moment të dytë

Prioritet për këngëtaren Bleona Qereti ka qenë gjithnjë karriera dhe këtë fakt ajo e ka theksuar në çdo dalje të saj.

Por këtë herë në emër të karrierës këngëtarja ka realizuar një proçedurë, e cila duket se po praktikohet kohët e fundit nga gratë në karrierë, “ngrirja e vezëve” për të mos mbetur shtatzënë deri në një kohë të caktuar.

Këngëtarja ka publikuar një video në Facebook ku tregon proçedurën dhe ku shkruan: “Jam kaq e lumtur të ndaj me ju rrugëtimin tim për ngrirjen e vezoreve!

Kjo proçedurë është një avancim shumë i rëndësishëm për të gjitha gratë të cilat duan ta bëjnë karrierën si prioritet. Do vijoj të publikoj video nga kjo proçedurë,”-përfundon Bleona. Mesa duket tashmë Bleona e ka një partner të cilin dëshiron të mos e ekspozojë?

 

Share With:
Translate »
1623 Views