Brenda festës së 1-vjetorit të Jolie, princeshës së modelit Alessio Aliaj

Në familjen e modelit Alessio Aliaj ka pasur festë pasi vajza e tij Jolie ka festuar 1-vjetorin e lindjes.
Vogëlushja ka qenë princesha e mbrëmjes ku të pranishëm kanë qenë të afërm të çiftit, të cilët i janë bashkuar gëzimit të tyre.


“Në festën e ditëlindjes së parë të princeshës time” -ka shkruar Alessio bashkangjitur fotove nga festa të publikuara në rrjetet sociale.


Modeli dhe bashkëshortja e tij Katherine janë në pritje të fëmijës së dytë. Jolie së shpejti do të bëhet me një vëlla të vogël.

Share With:
Translate »
1584 Views