Burri shpërthen në lot kur dëgjon zërin e nënës së tij të ndjerë

Një grua ka ndarë një video të ndjeshme të momentit kur babai i saj dëgjon zërin e nënës së tij të ndjerë që vjen nga një arush prej pelushi.

Melia Tinnin, nga Winston-Salem në Karolinën e Veriut, zbuloi në Twitter se motra e saj e kishte blerë lodrën me regjistrimin e zërit të gruas, pas frikës se mund të humbiste regjistrimin zanor nga telefoni i saj.

Videoja, e cila është parë 5.9 million herë, tregon momentin kur burri hap pakon dhe më pas i thuhet të shtypë një buton tek arushi.

Ajo që dëgjohet më pas është një jehonë në dhomë nga zëri i nënës së tij i regjistruar para vdekjes.

Share With:
Translate »
546 Views